Nis shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Andorra

Nis shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Andorra

Federata e Futbollit e Kosovës ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës me Andorrën. Kjo ndeshje luhet më 28 mars në Prishtinë dhe i takon eliminatoreve për “Euro 2024”.

Ndonëse Andorra është përfaqësuese inferiore, bileta më e lirë do të ketë çmim prej pesë euro. Me pesë euro mund të sigurohet bileta për tribunat pas portave, veri dhe jug.

Për tribunën në lindje, bileta kushton dhjetë euro, ndërsa për atë në perëndim, 20 euro. Ndërkohë bileta VIP ka çmim prej 80 euro.

Biletat mund të blihen “online”, ndërsa një person mund të blejë deri në katër bileta.

KËTU mund t’i blini biletat

Related Articles