Skuadra e Manchester Cityt ka siguruar çerekfinalen e madhe të UEFA Champions League, pasi mposhti në shtëpi 7 me 0 kundërshtarët nga Gjermania, RB Leipzig.
Nga minuta e 22’të, filloi dominimi total i klubit anglez – ku kaloi në epërsi me golin e Erling Haaland
Edhe dy gola tjerë u shënuan gjatë pjesës së parë dhe ishte sulmuesi norvegjez që kompletoi hat-trikun e tij.
Në pjesën e dytë, ekipi i Pep Guardiolas shënoi edhe katër gola tjerë. Fillimisht ishte Ilkay Gundogan që shënoi për 4 me 0, më pas erdhën dy gola tjerë nga Erling Haaland (54’të dhe 57’të) dhe në fund për rezultatin 7 me 0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, Kevin de Bruyne.
Me këtë fitore të thellë në ‘Etihad’, Manchester City i bashkohet Chelseat, Milanit, Benfikës dhe Bayern Munich në çerekfinale.