SC Gjilani është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pas fitores 1-5 ndaj Trepçës ’89, raporton Gazeta Enigma.
Ylli i ndeshjes ishte mesfushori Albert Dabiqaj që i shënoi pesë gola në këtë ndeshje.
Dabiqaj shënoi në fillimin e ndeshjes për 0-1 pas asistit të Baton Zabërgjes.
Për 0-2 shënoi në minutën e 9-të nga penalltia.
Në minutën e 20-të vendasit e ngushtuan epërsinë me Ardian Mujën.
Dabiqaj e kompletoi het-trikun e tij në minutë ne 34-të pas një asistimi të mirë nga Yll Hoxha.
Gjilani mbeti pa një lojtar më pak në minutën e 50-të pasi Arbër Prekazi u ndëshkua me karton të kuq.
Në minutën e 68-të Dabiqaj shënoi për 1-4 nga penalltia.
Për rezultatin përfundimtar shënoi në minutën e 88-të Albert Dabiqaj duke e mbyllur ndeshjen me pesë gola.