Sport Club “Gjilani” ka shënuar fitore të madhe ndaj Trepçës ’89 dhe ka siguruar kualifikimin tutje në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani ka kaluar në gjysmëfinale pasi që mposhtën mitrovicasit me rezultatin e thellë, 1-5, raporton Gazeta Enigma.
Ishte mesfushori i Gjilanit, Albert Dabiqaj, i cili realizoi paraqitjen më të mirë në karrierën e tij duke shënuar 5 gola.
Dabiqaj shënoi tri herë në pjesën e parë dhe dy herë në pjesën e dytë.
Por, ajo që bën edhe më të veçantë paraqitjen e ‘Dabit’ është realizimi i ‘Het-trik Perfekt’.
14-shi ‘kuqbardhëve’ ka në ndeshjen e sotme ka arritur të realizoi me këmbën e majtë, me këmbën e djathtë dhe gjithashtu me kokë.
Më poshtë mund ta shikoni spektaklin e dhuruar nga Albert Dabiqaj: /Gazeta Enigma/