Një person është arrestuar mbrëmë në Lipjan, pasi dyshohet se ka therur me thikë dy persona tjerë.
Siç njofton Policia, viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“VRASJE NË TENTATIVË- Lipjan 15.03.2023 – 13:39. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” /Gazeta Enigma.