Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se më nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me Serbinë, kryeministri Albin Kurti do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet që i ka kritikuar më parë, e për të cilat i ka quajtur edhe tradhtarë.
Mustafa në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Kurti i ka kritikuar për nënshkrimin e marrëveshjeve të vitit 2013 e 2015, duke i shpallur si tradhtarë, e kështu duke i rrezikuar ata
“Me \këtyo marrëveshje do të zbatohen të gjitha marrëveshjet që janë kritikuar dhe në të cilat ne jemi cilësuar në forma të ndryshme. Unë këtë rast nuk po preokupohem shumë se çfarë ka thënë Kurti për ne, si na ka kritikuar, si na ka rrezikuar para opinionit, sepse kemi qenë të rrezikuar nëse ne jemi shpallur tradhtarë, se ne i kemi bërë dëm Kosovës.
Në këtë marrëveshje do të implementohet cdo gjë që është arritur më parë si marrëveshje”.
Mustafa tha se kjo marrëveshje që tani po e nënshkruan Kurti do të sjellë një lloj autonomie për serbët.
“Marrëveshja për Asocacionin do të përfshijë edhe elemente të tjera, që nuk i përfshin marrëveshja e vtiit 2013 që është ratifikuar në Kuvend, e aq më pak i përfshin parimet që janë dialoguar që kemi arrit në vitin 2015.
Pika e 7 flet për një lloj vetëqeverisje të serbëve në Kosovë, nuk flitet për vetëqeverisje të komunave, por vetqeverisje të komunitetit serbë, që nënkupton një lloj autonomie të serbëve në Kosovë”.
Megjithëkëtë, Mustafa thotë se Kurti duhet të jetë i kujdesshëm në procesin e zbatimit, pasi mund të ketë gjëra që mund t’i bëjnë dëm Kosovës.
“Edhe Kurti edhe të gjithë ne, pasi është fjala për një marrëveshje që e prek gjithë Kosovën, duhet të jemi të kujdesshëm, pasi çfarë po pranojmë në procesin e zbatimit, pasi që mund të jenë gjëra që në atë proces mund t’i bëjnë dëm Kosovës”.