Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim emisarin e ShBA-ë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas takimit Osmani dhe Escobar do të deklarohen për medie.
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Vizita e Escobar në Kosovë vjen një ditë para takimit të Ohrit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.