Peci njofton se janë shqiptuar gjoba rreth pirjes së duhanit në ambiente publike

Peci njofton se janë shqiptuar gjoba rreth pirjes së duhanit në ambiente publike

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka ndërmarrë një aksion dje kundër pirjes së cigares në ambientet publike.

Një ditë më pas, ministri ka njoftuar se janë shqiptuar shumë gjoba për shkeljen e kësaj rregulle publike.

“Ligjet janë bërë që të zbatohen e jetësohen në praktikë e jo që të mbeten në letër!

Pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave; gjë e cila nuk na bën të lumtur. Mirëpo zbatimi i ligjit nuk ka alternativë.

Së bashku me qytetarët si palë bashkëpunuese, le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës.

Ftojmë qytetarët që kudo që evidentojnë raste të mos-zbatimit të Ligjit për Duhanin, t’i raportojnë në numrin 080050095 që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka në dispozicion” shkruan Peci në njoftim.

Related Articles