Sot shënohet 19-vjetori i mbytjes së tre fëmijëve në lumin Ibër në fshatin Çabër: Egzon Deliu, Avni Veseli dhe Florent Veseli.
Ata u mbytën tragjikisht në lum duke ikur nga disa serbë që po i ndiqnin.
Kjo ishte një ditë e zezë për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën dhe kjo bëri që tërë Kosova të vërshohet nga protestat në shenjë solidarizimi.
Kjo ngjarje ishte fillimi i “Trazirave të Marsit” të vitit 2004.
Fitim Veseli 13-vjeçar, Florent Veseli 9-vjeçar e Egzon Deliu 12-vjeçar u hodhën në lumin Ibër e më nuk dolën të gjallë.
Por hedhja e tyre në lumin e thellë, të ftohtë e të rrëmbyeshëm nuk ishte e rastësishme.
Fitim Veseli, i cili ishte shok i viktimave, e që arriti të shpëtojë e kishte përshkruar këtë ngjarje të rëndë për të.