Kapiteni i Policisë së Kosovës, Blerim Salihu, ka diplomuar si pjesëmarrës i sesionit të 285-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së.
Sic bëhet e ditur nga policia, diplomimi u zhvillua në Akademinë Kombëtare në Quantico, Virxhinia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 16 mars 2023.
“Sesioni i 285-të ka qenë i përbërë nga (247) oficerë të zbatimit të ligjit nga 47 shtete dhe Distrikti i Kolumbisë, ku pjesëmarrësit kanë qenë punonjës të agjencive të zbatimit të ligjit nga 28 vende, katër organizata ushtarake dhe pesë organizata civile federale”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas policisë, Akademia Kombëtare e FBI-së është ndër më të njohurat ndërkombëtarisht për përsosmërinë e saj akademike dhe ofron trajnime të avancuara nga instruktorë me eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.