Ka filluar takimi tre palësh mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Para këtij takimi, pala kosovare dhe ajo serbe kanë zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesim e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Pritet që pas takimit Kurti-Vuçiq palet të deklarohen për medie të shumta që janë vendosur sot në Ohër.