Një grua ka raportuar, të premten rreth orës 13, në polici se persona të panjohur ia kanë vizatuar në muret e shtëpisë një stemë serbe.
Sipas policisë, ankuesja nuk ndodhej në shtëpi që dy muaj.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në muret e shtëpisë së saj persona NN kishin vizatuar një stemë serbe. Ankuesja nuk ishte në shtëpi qe dy muaj pasi ishte dëmtuar nga vërshimet”, thuhet në raportin e policisë.
Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.