Gjendet një person i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë

Gjendet një person i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosoëvs, ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën “Brigada e Pejës”.

Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës”, thuhet në raport.

Gjithashtu në raport thuhet se në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion.

Related Articles