Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Enigma.
Një rast i tillë është zbuluar edhe sot në Gjilan, ku Policia ka zhvilluar aksion, me ç’rast është bastisur një shtëpi, nën dyshimet se një 22-vjeçar posedonte substanca narkotike. Burimet nga Prokuroria kanë ëbrë me dije se bëhet fjalë për A.Xh., i cili u arrestua përkundër tentativave për t’u ‘zhdukur’.
Sinjali mëson se Antidroga ka zbarkuar në shtëpinë e tij, në orët e mëngjesit, ku pas kontrollit policor, u gjet një sasi e substancës narkotike, e llojit marihuanë. Droga u sekuestrua nga zyrtarët policorë, ndërsa i dyshuari ka tentuar që të ikë nga dritarja e dhomës, por nuk arriti pasi Policia e kapi.
Për shkak të posedimit të drogës, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.
Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar që ndaj tyre të nisin hetimet nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.