Në prag të ndeshjeve të kombëtares ‘goditet’ federata, historia e shëmtuar që mund të sjell penalizime nga FIFA

<strong>Në prag të ndeshjeve të kombëtares ‘goditet’ federata, historia e shëmtuar që mund të sjell penalizime nga FIFA</strong>

Brenda pak ditësh kombëtarja e Kosovës nis ciklin e ri të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2024, derisa një ‘stuhi’ ka goditur ‘dardanët’ me rastin e ndalimit të kreut të FFK-së, Agim Ademi nga organet e drejtësisë në vend, shkruan Gazeta Enigma.



Një histori tejet e shëmtuar që zanafillën e ka nga disa individë që dikur ishin pjesë e shtëpisë më të madhe të futbollit në vend dhe fatkeqësisht po përkrahen nga disa drejtues klubesh në Kosovë, të cilët nuk po zgjedhin forma dhe mjete për ta goditur institucionin më të ndritshëm në vend.

Vetëm pak ditë para fillimit të ndeshjeve të kombëtares, vetëm pak ditë pasi FIFA përjashtoi dy kombëtare të futbollit me rastin e infiltrimit të politikës, duket se kjo gjë nuk po i bën aspak përshtypje disa individëve në vendin tonë, të cilët për interesa të ngushta personale nuk zgjedhin asnjë formë për ta sulmuar FFK-në dhe kreun e saj.

Futbollistët e kombëtares së Kosovës u tmerruan nga skenat të cilat ndodhën gjatë datës së 21 Marsit, teksa u morën edhe në pyetje, në vend që të merrnin mbështetje dhe përkrahje para këtyre ndeshjeve të rëndësishme.

Sekretari në detyrë në Federatën e Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp potencoi se futbollistët dhe stafi u intervistuan nga persona civil pa pasur asnjë lidhje me këtë çështje.

“Momenti në grumbullim, në dy ndeshjet vendimtare të vijnë persona civil t’i atakojnë lojtarët stafin, pa pasur asnjë lidhje me këtë çështje, kjo mendoj që është në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë, e padrejtë me efekt të jashtëzakonshëm negativ. Por mendoj që kjo do t’u kthehet në forcë lojtarëve që të vazhdojnë ta japin kontributin në dy ndeshjet kruciale”, ka thënë Hodaj.

Kjo nuk është hera e parë që përmes kreut të FFK-së, goditet institucioni më i madh i futbollit në vend, goditet kombëtarja dhe imazhi i saj. Në mënyrën më të shëmtuar të mundshme ndodh e njëjta histori siç ndodh gjithmonë, me persona lakmitar të cilët mundohen me çdo kusht të vijnë në krye të një institucioni, të cilën e përbuzën dhe vollën ‘vnerë’ vazhdimisht duke u munduar që t’i hedhin njolla të zeza mbi FFK-në dhe kryetarin Ademi, i cili deri më tani ka qenë i përkushtuar maksimalisht për ndërtimin e infrastrukturës në futboll, siç është kampi nacional në “Hajvali” i cili po shfrytëzohet nga të Kombëtarja A e Kosovës te vajzat dhe djemtë dhe te të gjitha grupmoshat.

Përveç kombëtareve, hajrin këtij kampi ia kanë parë edhe klubet e Superligës të cilat i kanë zhvilluar stërvitjet duke mos i lën të largohen shumë nga hoteli që qëndronin në mënyrë që të jenë sa më të freskët për lojërat ndërkombëtare.

Po ashtu klubet kosovare të cilat kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare janë ndihmuar nga FFK-ja deri në detajet e fundit duke bërë që klubet tona të paraqiten në garat evropiane me kokën lartë. Mirëpo siç duket të gjitha këto të mira që i ka bërë FFK-ja në vitet e fundit nën udhëheqjen Agim Ademit po i pengojnë disa personave të cilët janë të gatshëm të ecin mbi kufoma për interesa të grupit jo për këtë shtet që aq shumë gjak është derdhur për të ardhur deri këtu, për ta përfaqësuar vendin tonë me dinjitet të plotë.

Kjo situatë shihet se është e orkestruar mirë nga grupe të interesit që duket se kanë ende lidhej me sisteme të vendimmarrjes së gjyqësorit. Kjo gjë ndodhi një javë para se FFK-ja ta merrte dokumentin e Licencimit, duke i plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga shteti i cili e ka zvarritur këtë proces, pikërisht nga një grup personash që i bëjnë këto gjëra për interesa personale./GAZETA ENIGMA/

Related Articles