Një person i moshës 89 vjeçare, i cili po transportohej me autoambulancë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes autoambulancës dhe një veturë civile, në rrugën “Avduallah Tahiri”, në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë për Gazetën “Enigma”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se aksidenti i trafikut ka ndodhur kur ( automjeti i ndihmës së shpejtë me targa 01 i cili vinte nga drejtimi i Kamenicës me të arritur në hyrje të Gjilanit, të njejtit i pret rrugën automjeti Mitsubishi me targa 06 dhe me këtë rast shkaktohet aksident trafiku me dëme të vogla në automjetet e involvuara”, theksoi Hashani,
“Sipas personelit mjekësor që ishte duke e transportuar L. M. (1932) tani i ndjerë i cili ka qenë duke e sjellë në QE Gjilan me automjetin e ndihmës së shpejtë që nga fsh. Dobërqan i njëjti sipas konstatimit të personelit mjekësor nuk ka pasur puls, po ashtu sipas mjekëve kujdestar në QE Gjilan, dyshohet se personi i cili ka qenë duke u transportuar në QE Gjilan.të ketë ndërruar jetë kohë më parë para se me arrit në Gjilan dhe para se të ketë ndodhë aksidentit”, ka shtuar tutje Hashani,
Për të konstatuar shkaqet e vdekjes së të ndjerit me vendim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, është bërë kërkesa për kryerjen e obduksionit të të ndjerit në IML Prishtinë.
Rasti po hetohet nga njësitet ë trafikut rajonal në Gjilan./Gazeta Enigma.