I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Mathew Palmer, të mërkurën, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajçak me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se është i lumtur që i ka uruar mirëseardhje Palmerit në Bruksel.
“Nuk është për t’u habitur që ne folëm për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun”, ka shkruar Lajçak.
Happy to welcome my good friend Matt Palmer in Brussels today. It comes as no surprise that we spoke about the Western Balkans and the Dialogue. pic.twitter.com/0BwmAwe7Hd— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 26, 2021