Sonte rreth orës 20:20, ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë.
Lidhur me rastin, raportohet për dy persona të lënduar kurse njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe u tha se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka deklaruar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë”, tha zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës. /GAZETA ENIGMA/