Dy persona janë plagosur në Prishtinë mbëmjen e sontme në rrugën “Qamil Hoxha”.
Njëri nga viktimat është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa tjetri nga mjeti i mprehtë.
Lidhur me rastin ka folur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
Syla tha për Klankosova.tv se gjendja e tyre është stabile.
Ai theksoi se personi i plagosur nga arma e zjarrit, trajtimin do ta vazhdojë në Klinikën e Ortopedisë.
“Njëri është i plagosur me armë zjarri, ndërsa tjetri me mjet të mprehtë. Gjendja është stabile e të dyve. Pas ekzaminimeve të kryera, I plagosuri me armë zjarri do të pranohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të metjutjeshëm, kurse tjetri do të leshohet për trajtim në shtëpi”, tha Syla.