Taulant Xhaka dhe Granit Xhaka e kishin një dëshirë të madhe dhe të vetme kur ishin adoleshentë.
Futbollistët e rinj të atëhershëm, përkundër faktit se ishin lindur dhe rritur në Zvicër, dhe që po i përfaqësonin grupmoshat e reja të shtetit “Helvetik”, ëndërronin që një ditë të luanin për Kombëtaren e Kosovës.
Por, për shkak të rrethanave të ndryshme, ata me kohë u përcaktuan për Kombëtaret që do t’i përfaqësonin: Graniti e zgjodhi Zvicrën, kurse Taulanti Shqipërinë.
Sidoqoftë, gazetari sportiv Arben Berisha e ka publikuar një video të 15 vjetëve më parë, kur dy super-talentët e atëhershëm e shprehnin hapur dëshirën për të luajtur për “Dardanët”.
Taulanti në atë kohë ishte 17 vjeç, kurse Graniti 16.