Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kërkuar sqarime nga Qeveria në lidhje me paralajmërimet për shkarkimin e bordit të AKP-së, raporton Gazeta Enigma.
Ai tha se për këtë vendim duhet që të ketë edhe arsyetim të qartë.
“Nëse gjatë debatit ka dal një e vërtet shqetësuese se e-mail i kryeministrit që i drejton Bordit të AKP-së për ndërprerjen e këtij institucioni, unë kam kërkuar raport shtesë nga AKP-ja sepse kryeministri në platformën e vet e ka ndalimin e shitjeve të aseteve”.
“Unë kërkojë mirëkuptim dhe nuk ju them mos e shkarkoni Bordin, por jepni arsyeshmërinë reale dhe do të ishte mirë se a ka pasur informacion për ndërprerjen e aseteve”./Gazeta Enigma/