Nis seanca me përplasje: Propozimi i LVV-së, shkakton paknaqësi

Nis seanca me përplasje: Propozimi i LVV-së, shkakton paknaqësi

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, së seancën e sotme kanë kërkuar që në rend të ditës të futet edhe raporti vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe raporti për emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), shkruan Gazeta “Enigma”.

“Para miratimit të rendit të ditës, dua të propozojë dy pika shtesë. Në emër të GP-së së VV-së propozojë futjen në rend të ditës edhe të dy rekomandimeve të miratuara në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti. I pari ka të bëj me raportin vjetor të punës të AKP-së dhe i dyti me raportin lidhur me emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të ARKEP”, ka thënë ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Kjo kërkesë e LVV-së shkaktoi pakënaqësi tek opozita.

Ferat Shala i PDK-së, deklaroi se propozimet e përmendura nga LVV-ja nuk kanë kaluar ende në Kuvend.

“Nuk e di pse po bëhet ky anashkalim, kjo nguti, ky proces, kur ende nuk është procesuar raporti i rregullt që duhet. Sot në mëngjes e nënshkrova dhe e procedova për në Kryesi të Kuvendit dhe instanca të tjerë që duhet të hyjë para se me ardhë në procedurë të rregullt gjithçka që ka ndodhë në Komision. Pse duhet që sot të hyjë në pa procedurë dhe ne sot kemi një anashkalim të tillë. Është e vërtetë e madhe që është mbivotu dhe se procesi duhet të shkojë sipas procedurave”, ka thënë Shala.

Këtë propozim të VV-së e kanë kundërshtuar edhe LDK-ja./Gazeta Enigma.

Related Articles