Sport Club “Gjilani” vazhdon të mbetet njëri ndër klubet më të organizuara në vend. Pavarësisht faktit se në të kaluarën ka pasur raste kur tifozët kanë bërë veprime të shëmtuara në fushën e lojës, tashmë gjërat siç duken ka ndryshuar.
Për ta dëshmuar një gjë të tillë, te Gjilani janë përkujdesur që të shtojnë numrin e forcave të rendi pothuajse në çdo ndeshje, madje edhe të përkujdesen përmes pamjeve filmike.
Një gjë të tillë gjilanasit e kanë bërë edhe në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Llapit në kuadër të xhiros së 26-të në Albi Mall Superligë, me ç’rast hedh komplet poshtë konstatimin e Komisionit të Garave për hyrjen e tifozëve në fushën e lojës.
Gazeta “Enigma” ka siguruar videon e përfundimit të kësaj ndeshje, teksa vërehet qartë që asnjë person jo zyrtar (asnjë tifoz) nuk është futur në fushën e lojës.
Gjilani ka paraqitur të gjitha argumentet të Komisioni Disiplinor dhe ka kërkuar që inicime të tilla mos të ndodhin pa raporte zyrtare, sepse një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar delegati dhe super kontrolla e ndeshjes.
/Gazeta Enigma/