Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka qenë premtim i tij rritja e pagave për qytetarët e Kosovës.
Sipas tij nën qeverisjen e tij janë krijuar vende të reja të punës dhe po ashtu kanë vendosur ligj dhe drejtësi.
“Nuk kam ardhë në qeverisje duke thënë se do të ua rris pagën. Kështu kanë ardhë ata paraprakët, unë kam thënë punë dhe drejtësi. Sa i përket punës janë gjatë këtyre dy viteve 40 mijë vende pune shtesë. Tjerët kanë premtuar 200 mijë s’i kanë bërë as dy mijë. Janë 40 mijë në këto dy vite me pandemi e inflacion”, ka thënë Kurti.