Tashmë ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin e Prishtinës, pak para fillimit të Marshit për Drejtësi.
Ky marsh që organizohet një ditë para se të nisë procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.
Marshi i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”, fillon në ora 14:00.
Deri më tani është parë një interesim i jashtëzakonshëm për t’i përkrahur drejtuesit e UÇK-së.