Tensionet po rriteshin në Stadio Maradona, pasi trajneri i Napolit, Luciano Spalletti dhe drejtori i Milanit, Paolo Maldini kishin një debat të ashpër.
Incidenti ndodhi teksa dy skuadrat po riktheheshin për pjesën e dytë, ku kuqezinjtë po kryesonin 2-0.
Leao kishte hapur epërsinë përpara se Brahim Diaz ta dyfishonte, por ishte festa e sulmuesit portugez që shkaktoi problemin.
Ai bëri një lloj fytyre provokuese ndaj tifozëve vendas dhe më pas u kundërshtua për atë veprim nga trajneri Stefano Pioli.
Duket se Spalletti u përpoq të ndikonte te portugezi, duke bërë që Maldini të ndërhynte dhe të mbronte lojtarin e tij.
“Zotëri, ju jeni nervoz, por tashmë keni fituar ligën… çfarë dreqin dëshironi?”, ishin fjalët e drejtorit të Milanit.
Milani i shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë, duke përfunduar ndeshjen me rezultat 4-0.