Florian Marku jep lajmin e madh për tifozët

Florian Marku jep lajmin e madh për tifozët

Florian Marku ka paralajmëruar rikthim të madh, pas operimit që e la jashtë boksit për një kohë.

Boksieri shqiptar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se ka nisur përgatitjet.

Marku ka bërë të ditur gjithashtu se së shpejti do të njoftojë për datën e ndeshjes së radhës.

Më tej, Marku u shpreh se ndjehet mirë dhe se në ndeshjen e radhës do të jetë gati.

“Gjithë këto muaj pas operimit jashtë boksit s’ka qenë e lehtë për mua. Por çdo gjë do kohën e vet! Tani jam rikthyer stërvitjeve intensive dhe ndjehem shumë mirë. Së shpejti do kemi datën e ndeshjes dhe u premtoj që do jem më gati se kurrë”, ka shkruar Marku në Facebook.

Related Articles