Pas mbylljes së fjalës së Jakup Krasniqit, u deklarua edhe njëherë avokatja e tij.
Venkateswari Alagendra, avokatja e Jakup Krasniqit, tha se ai personalisht nuk është përgjegjës për kryerjen e asnjë vepre penale për të cilat akuzohet.
“Jakup Krasniqi është një person i arsimuar i rritur me vlera dhe që sillet me dinjitet. Jakup Krasniqi nuk është personalisht përgjegjës për kryerjen e asnjë prej veprave penale për të cilat akuzohet, nuk ka qenë pjesë e ndërrmarrjes kriminale të përbashkët siç pretendon prokuroria nuk ka pasur marrëveshje për të kryer krime, qëllimi I tij ishte të siguronte krijimin e një kombi të sigurtë e të lirë”, tha avokatja.
Tutje, ajo u shpreh se ka besim se në fund do të ketë vetëm një rezultat “ai do të shfajësohet”, tha avokatja.
Ndërkohë, u bë e ditur se të martën më 11 prill në orën 09:00, do të vazhdohet me prezentimin e provave nga ana e ZPS-së.