Pas mandatit, Haziri është më i interesuar në “jetë më të qetë” politike, kështu është shprehur ai, pa përcaktuar ambiciet e tij.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se po zhvillon konsultime nëse do të rikandidoj për kryetar të Gjilanit, edhe pse është shprehur se është më i fokusuar në jetë “më të qetë politike”.
“E kam thënë gatishmërinë timë për tu tërhequr. Kërkesat e brendshme të strukturës, lidershipi, lideri i LDK-së, me mendu çështjen e kandidimit dhe me sjellë një vlerësim në kohën kur mundem ta realizoj sepse e kanë kuptuar vullnetin tim për tërheqje nga një garë. Do ta vlerësoj, nëse më pyet edhe familja ime të solidarizohet me mua, ne jemi duke u përgatitur për një jetë tjetër, një jetë më të qetë politike dhe më shumë me jetën private. Jam në konsultime të brendshme, do vazhdoj në javët në vazhdim, ka emra kredibilë në Gjilan që mund t’i fitojnë zgjedhjet”, ka thënë ai./Koha/