Kurti pas shkarkimit të bordit të AKP-së: Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt

Kurti pas shkarkimit të bordit të AKP-së: Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas shkarkimit të sotëm në Kuvend të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shkruar në Facebook se sot Kuvendi votoi për shkarkimin e bordit të AKP-së, që të ndalet tjetërsimi e zhvatja.

Ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran. Si Qeveri, sot po ashtu jemi autorizuar që të propozojmë një bord të ri para Kuvendit, bord i cili do të ketë një mandat të ri, në përputhje me strategjinë zhvillimore të Qeverisë sonë”, ka shkruar Kurti.

Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt.Sot Kuvendi votoi për shkarkimin e bordit të AKP-së, që të…Posted by Albin Kurti on Thursday, May 27, 2021

Related Articles