Simone Inzaghi këmbëngul se Interi meritonte më shumë se një pikë kundër Salernitana-s, por edhe një herë nuk arriti të ‘mbyste lojën’ kur ishte në një situatë të favorshme.
Nerazzurrët hynë në Stadio Arechi pas tre humbjeve radhazi në Serie A dhe një barazimi gjysmëfinal të Kupës së Italisë 1-1 në mesjavë kundër Juventusit.
Robin Gosens u kishte dhënë atyre fillimin ideal sot, duke shënuar në minutën e 6’të me asistimin e Romelu Lukakut, por krosi i jashtëzakonshëm i Antonio Candreva-s kaloi mbi Andre Onana në këndin e sipërm për një barazimin të vonshëm të Salernitana-s.
“Është vërtet e vështirë të flasësh për futbollin sonte, sepse të gjithë e pamë se çfarë ndodhi”, tha Inzaghi për DAZN
“Ekipi bëri një paraqitje të fortë, vetëm dy ditë pas ndeshjes me Juventusin. Keqardhja kryesore është që nuk arritëm të shënonim golin e dytë, në këtë moment po paguajmë vërtet një çmim të rëndë që nuk i kemi mbyllur ndeshjet”, tha ai.