Një 26-vjeçar është arrestuar të shtunën në Fier pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare.
Policia bën me dije se është ndaluar shtetasi D. M., banues në Mallakastër, njofton Euronews.al.
Gjatë kontrollit të banesës së 26-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, që e mbante pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.