Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Koretin të Kamenicës

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Koretin të Kamenicës

Një person ka ndërruar jetë pasi ishte lënduar në vendin e tij të punës, të shtunën rreth orës 13, në Koretin të Kamenicës.

Sipas policisë, viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete.

Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKMF për tretman mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është transferuar në Spitalin e Gjilanit, dhe sipas mjekut, i njëjti është pa shenja jete. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe  i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. “, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në IML në Prishtinë.

Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin.

Related Articles