Skuadra e Ferizajit ka shënuar një fitore të madhe në raundin e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Të kaltërtit mposhtën në shtëpi ekipin e Gjilanit me rezultatin 2 me 0
Golat në këtë ndeshje për ekipin ferizajas i shënuan: Gentrit Halili dhe Gentrit Ramusa. Kujtojmë që ekipi i Zekirija Ramadanit mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi me karton të kuq u ndëshkua Elton Cale në minutën e 58’të.
Me këtë fitore Ferizaj shkon në kuotën e 31 pikëve dhe largohet nga pozita e rrezikshme. Tani janë në pozitën e 7-të, me një pikë më shumë se vendi i 8-të, Malisheva (30).Kurse Gjilani me këtë humbje rrezikon shumë pozitën e tretë. ‘Skifterat’ kanë 40 pikë, vetëm një më shumë se vendi i katërt Llapi (39).
Në anën tjetër Prishtina pësoi disfatë ndaj Dukagjinit me rezultatin 1 me 2 në një ndeshje tejet interesante, ku në stol ishin dy-ish lojtarë të ekipit kryeqytetas, Dallku dhe Curri.
Golat në këtë takim i shënuan: Useini (autogol), Merlaku dhe Pefqeli.