Tifozët e Kikës me slogan thumbues: “Aksham Pazari Liga e Parë”

Tifozët e Kikës me slogan thumbues: “Aksham Pazari Liga e Parë”

KF Kika sot ka fituar me rezultat 1-0 ndaj 2 Korrikut, ndeshje e vlefshme për xhiron e 21-të në Ligën e Parë në Grupin B.

Por, protagonistët kryesor në këtë ndeshje kanë qenë tifozët e kësaj skuadre “Boys Of Kika” të cilët edhe në këtë ndeshje e kanë mbështetur skuadrën e tyre për 90 minuta, shkruan Gazeta Enigma.

Gjatë ndeshjes “Boys Of Kika” kanë shfaqur një slogan “Aksham Pazari Liga e Parë” duke i thumbuar skuadrat e Ligës së Parë se po bëjnë pazare ndërmjetvete gjatë këtij sezoni.

Ky slogan i fuqishëm i “Boys Of Kika” vjen në një moment delikat në Ligën e Parë kur vendoset se kush do të inkuadrohet në Superligë, kush do të luaj në play-off dhe kush do të largohet nga Liga e Parë.

Gazeta Enigma sjell disa foto nga slogani i tifozëve të Kikës:

Related Articles