Tahiri me kritika për Qeverinë Kurti: Kaluan 100 ditë e s’patëm mundësi kujt me i thënë puna e mbarë

Tahiri me kritika për Qeverinë Kurti: Kaluan 100 ditë e s’patëm mundësi kujt me i thënë puna e mbarë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në ditën e 100 të këtij viti, sipas tij nuk dihet ende se çfarë do të ndodh me shumë tema të rëndësishme për vendin.

Ai ka folur edhe për pagën minimale dhe Ligjin e Pagave.

“Sot, është dita e 100 e këtij viti, pa pasur mundësi askujt në Qeveri me i thënë ‘puna e mbarë’. Vitit 2023 i kanë mbetur edhe 265 ditë, nuk po shihet se çka do të ndodhë me pagën minimale, s’dihet fati i Ligjit të Pagave, nuk dihet kur do të nisin punimet në rrugët magjistrale, nuk dihet asgjë!”, ka shkruar Tahiri në Facebook

Related Articles