Haradinaj kujton dëshmorin Ekrem Dili: Nderimi e respekti u takon të rënëve për lirinë e Kosovës

Haradinaj kujton dëshmorin Ekrem Dili: Nderimi e respekti u takon të rënëve për lirinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin e kombit, Ekrem Dili në 24-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se me 12 prill 1999, forcat serbe kishin për qëllim të mposhtnin njësitet e UÇK-së për të depërtuar tek popullata civile.

“24 vjet pas rënies, dëshmori i kombit, Ekrem Dili tani e tutje do të prehet në varrezat e dëshmorëve në fshatin Penu të Podujevës”.

“Më 12 prill 1999, forcat armike të pozicionuara në Albanik, Batllavë dhe Herticë, kishin për qëllim të mposhtnin njësitet e UÇK-së dhe të depërtonin te popullata civile për të kryer plaçkitje, masakrime dhe spastrim etnik, mirëpo Ekremi me shokë të idealit ishin të vendosur të mbrojnë me çdo kusht territorin dhe popullatën e kësaj ane. Pas një beteje heroike, atë ditë, Ekremi bie në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë”, ka shkruar

Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook:

Haradinaj ka kujtuar e nderuar edhe veprën e veteranit të UÇK-së, Fadil Mehmeti nga Gërdoci i Gjakovës i cili vdiq nga një sëmundje e rëndë.

“Sot, gjithashtu nderojmë jetën dhe veprën e veteranit të UÇK-së, Fadil Mehmeti nga fshati Gërgoc, komuna e Gjakovës, i cili vdiq pas një sëmundje të rëndë. Ai gjithashtu ishte një zë i spikatur i muzikës folklorike. Me zërin e tij përjetësoi kujtimin për heronjtë, luftëtarët e rezistencën tonë ndër vite në përpjekjet për liri. Familjes Mehmeti, bashkëluftëtarëve të Fadilit dhe gjithë atyre që e njohën, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta!”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se është i përjetshëm respekti dhe ndërimi për të rënët.

“Respekti dhe nderimi ndaj gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës do të jetë i përhershëm!”, ka përfunduar Haradinaj.

Related Articles