Presidentja Vjosa Osmani, si Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është pajisur me “artileri të rëndë luftarake”. E para e shtetit ka marrë dhuratë nga Turqia një dron dhe një aeroplan luftarak.
Fatkeqësisht, këto mjete luftarake janë në miniaturë.
Demokracia.com e ka siguruar listën e disa prej dhuratave që presidentja Osmani ka pranuar gjatë vitit kalendarik 2022.
Osmani ka marrë dhuratë nga Fabrika e dronëve në Turqi një dron Bayraktar në miniaturë.
Po ashtu Osmani ka marrë dhuratë nga Forcat ajrore turke edhe një aeroplan luftarak në miniaturë, i vendosur në kornizë të drurit.
Pos dronit dhe aeroplanit luftarak, Osmani ka marrë dhuratë edhe një anije me vela, që i është bërë dhuratë nga Oda Ekonomike e Katarit.