Tensionet s’ndalen në veri, zgjedhjet refleksion i ngërçit

Tensionet s’ndalen në veri, zgjedhjet refleksion i ngërçit

Të hënë e 10 prillit në media u raportua se një serb ka mbetur i plagosur nga përfshirja me armë zjarri në veri të Mitrovicës, shkruan Gazeta “Enigma”. E kjo situatë sikurse në të kaluarën u shndërruan në ‘armë’ nga pala serbe për t’i bërë presion bashkësisë ndërkombëtare në raport me Kosovën.

Njohësi i sigurisë Drizan Shala në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka thënë se veriu po bëhet ‘arenë’ luftrash midis dy palëve.

“Incidenti i fundit në veri ku si rezultat i mos bindjes se urdhrit nga ana zyrtareve policore që ishin në detyre në pike kontrolli afër urës se Bistricës ku si rezultat ka mbetur i plagosur një qytetar nga komuniteti serb, tha Shala.

Tutje ai ka kërkuar “që ta trajtojmë atmosferën e cila që nga 2021 fillojë të marr një kaheje tejet të rrezikshme si pasoje edhe të veprimeve amatoreske nga niveli politik duke bere kalkulime të gabuara që në atë kohe dhe që na përcollën edhe në 2022 me potencial të lartë deri të përmasa të një konflikti të drejtpërdrejtë më gjitha strukturat e sigurisë së Serbisë në veri, kriminale dhe atyre paramilitare të njohur më emrin Ëagner”.

“Edhe për gjatë viti 2023 vazhduan sulmet ndaj zyrtareve tani të piketuar të njësive speciale duke i referuar sulmit të datës 23 janar ku në piken e kontrollit për gjatë rrugës për Bërnjak pikërisht të ura e Bistricës një veturë e tipit Audi nuk ju bind urdhrave zyrtar për ndales dhe si pasojë në vetëmbrojtje zyrtari reagojë duke mbrojtur jetën e tij, kolegut por edhe infrastrukturën e shtetit në këtë rast piken e kontrollit duke shti në makinë ku mbeten të plagosur dy persona me presedant kriminal dhe ky sulëm ishte bërë në orët e vona”, tha Shala për “Enigmën”.

Sulme të ngjashme vazhduan edhe më 2 prill të këtij viti tha ai.

“Sulmet vazhduan edhe me 2 prill ku në afërsi të qendrës se kontrolli teknik në orët e vona janë sulmuar policet që për detyre kanë pasur të garantojnë rend dhe siguri për atë perimetër të sigurisë ku edhe këtu sulmi është zhvilluar në orët e vona të natës dhe mëngjesit”, ka deklaruara Shala.

Sipas tij gjithë procesi në rastin e fundit ka ndodhur si pasoj e luftimit të krimit të organizuar dhe në mbrojtjen e sovranitetit të pikave kufitare.

“Në rastin e fundit ku si pasojë e mos bindjes së shenjave dhe urdhrit nga zyrtarët policor ( pjesëtarët e Njësive Speciale ) që para hyrjes në perimetrin e sigurisë që është vendosur të ura e Bistricës, ku e cila është mirë sinjalizuar duke zbatuar në përpike mëri procedurat standarde operative të policisë për monitorimin dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit si rezultat i kësaj pike tejet strategjike qoftë në luftimin e krimit të organizuar, qoftë në garantimin dhe mbrojtjen e sovranitetit të pikave kufitare 1 dhe 31 me Serbinë”.

Sipas Shalës Policia e Kosovës në aspektin e sigurisë ka vepruar sipas PSO.

“Në aspektin e sigurisë, Policia e RKS-së (pjesëtarët e Njësive Speciale ) kanë vepruar sipas PSO duke u mbështetur në tri elemente kryesore që kërcënimi ishte akut për jetën e tyre, për infrastrukturën prandaj veprimet kanë qenë :

  1. Domosdoshme, ( sepse pika ka karakter strategjik )
  2. Arsyeshme ( rrezikimi i jetërave të zyrtareve Policor në detyre , sulmet në të kaluarën në mënyre sistematik )
  3. Proporcionale ( Nëse shihni foto që kanë qarkulluar në media vërehen që forca është përdorur në proporcion me neutralizimin e rrezikut deri në atë moment sepse po të ishte tejkaluar forca atëherë personi i dyshuar që ka precedent penal në atë moment nuk do kishte pasur mundësi të lëvizte nga vendi në drejtim të qytetit dhe të kërkonte ndihmë dhe këtu nuk kishim fol për person të plagosur sepse statusi i ti do të ndryshonte)”, ka theksuar Shala.

Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar edhe me analistin politik, Gazmir Raci, i cili ka deklaruar  se “Policët e Kosovës që po e mbrojnë sovranitetin e shtetit në veri janë duke e dhënë maksimumin e tyre për ta mbrojtur këtë Republikë”, tha ai.

Por sipas tij rastet e fundit në veri nuk duhet kthyer kundër gjithë policisë se vendit.

“Ata që i kanë tejkaluar kompetencat natyrisht duhet të trajtohen dinjitetshëm siç e thonë ligjet. Ata djem e ato vajza meritojnë respektin maksimal sepse kanë përball grupet kriminale të Vulinit, Radoiçiqit dhe Vesellinoviq që janë në listën e zezë amerikane”, tha Raci për “Enigmën”.

Mediat serbe në lidhje me këtë rast kanë përfshirë Policinë e Kosovës

Policia ka sqaruar edhe raportimet e mediave serbe se ky institucion është përfshirë në gjuajtje me armë zjarri.

“Bazuar në informacionet zyrtare, vërtetohet se Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë rast të gjuajtjes me armë zjarri, dhe mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të rastit të personit të plagosur i cili gjendet duke u trajtuar në qendrën spitalore në Mitrovicë Veriore, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.”, njofton Policia e Kosovës.

Millan Jovanoviq: Nuk mund të jem 100% i sigurt se kush qëlloi

Ndërsa një ditë më vonë Millan Jovanoviq, serbi i plagosur në Leposaviq ka deklaruar se nuk e di kush më qëlloi.

“Mbrëmë, pasi u ktheva nga Leposaviqi poshtë në Bistricë, pasi kalova nëpër postbllok, dëgjova një të shtënë dhe një dhimbje në shpatull. Nuk mund të jem 100% i sigurt se kush qëlloi, por “nuk besoj se ka pasur njeri tjetër atje përveç ushtrisë dhe policisë së tyre”. Dëgjova plasaritjen e xhamit prapa dhe përpara dhe sinqerisht u tremba, vazhdova, u nisa për në shtëpi. Arrita në deri në vendin e quajtur “Guri i larmë” dhe çfarë ndodhi më pas, ku është vetura, kush më solli, nuk e di”, ka thënë Jovanoviq.

Lista serbe fajëson Kurtin e Sveçlën për plagosjen në veri

Lista serbe sikurse edhe mediat serbe, për këtë rast ka drejtuar gishtin nga Policia e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti.

“Lista serbe dënon ashpër tentativën për vrasjen e serbit Milan Jovanoviq nga forcat speciale të Kurtit në Urën e Bistricës, në rrugën Mitrovicë – Leposaviq dhe kërkon tërheqjen urgjente të të gjitha njësive speciale që janë të pranishme ilegalisht në veri të Kosovës. Përgjegjësit për sulmet ndaj serbëve fshihen nga autoritetet më të larta në Prishtinë dhe ministri Sveçla, i cili padyshim i mbështet veprimet ilegale të këtyre njësive”.

Sveçla: I plagosuri në Zveçan nuk respektoi sinjalin e Policisë për ndalim

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas incidentit në Veri të vendit, ku mbeti i plagosur një qytetar serb.

“Sipas hetimeve të para, pas sinjalit të zyrtarit policor për ndalim, vozitësi nuk është ndalur por ka vazhduar në drejtim të Zveçanit. Pas kësaj, një zyrtar policor ka shtënë me armë në drejtim të veturës ku si pasojë, ka mbetur i plagosur qytetari M.J.”, tha Sveçla.

Pas plagosjes së serbit në Veri të Kosovës, serbët bllokojnë një rrugë

Vetëm një ditë më vonë pas incidentit në Veri të Kosovës, qytetarët serb kanë bllokuar një rrugë.

Protestuesit kanë lëvizur në rrugën kryesore të Zveçan  derisa mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Largohuni nga këtu, Evropa po gjuan kundër nesh”. “Ti nuk takon këtu” e të tjera.

Vuçiq iu bën thirrje serbëve të mos dalin në votime

Zgjedhjet janë caktuar edhe pse Beogradi ka kërkuar që fillimisht të formohet Asociacioni në mënyrë që serbët të kthehen në institucione tha Vuçiq.

“Nuk u shkon mendja të formojnë Asociacionin. Dhe pastaj ata thanë, kanë thënë prej javësh, se do të më konsideronin fajtor nëse zgjedhjet do të prisheshin. Ju lutem imagjinoni, është e rëndësishme që njerëzit ta dinë, sepse jam i sigurt se as disa ministra nuk e dinë, a e dini se kush ka aplikuar për zgjedhje. Aplikoi Vetëvendosje, PDK në Mitrovicë. Pra partia e Thaçit dhe e Kurtit. Dhe tani, në bazë të 4% të tyre, sa prej tyre jetojnë në veri të Mitrovicës, jo në thelb, por në dukje, do ta sigurojnë që Kurti të jetë kryetar i Mitrovicës”, tha ai.

Tutje presidenti serb ka kërkuar që “Kurti do të jetë kryetar i Mitrovicës së Veriut. Dhe ndoshta është më mirë t’i mbani gjërat të qarta dhe të mos mashtroni më askënd. Është vendi më demokratik dhe vrasin njerëz për tenxhere dhe tepsi”, propagandoi Vuçiq, duke aluduar në incidentin në Zveçan me qytetarin serb, për të cilin tha se “u qëllua sepse mbante tenxhere dhe tepsi nga Serbia me qëllim që t’i shiste në treg në Kosovë”. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles