Sadio Mane është dënuar dhe gjobitur nga klubi pasi goditi me grusht shokun e tij të skuadrës Leroy Sane në dhomën e zhveshjes pas humbjes 3-0 ndaj Manchester Cityt në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Por duket se ka qenë gjermani ai që ka nisur konfliktin, duke e ofenduar senegalezin.
Gazeta senegaleze Taggat publikoi informacione të reja, duke pretenduar se Mane ishte mërzitur nga mënyra se si i foli Sane në fushë, e cila u pasua nga një përballje në dhomën e zhveshjes.
Në minutën e 83-të të takimit, dyshja u debatuan në fushë pasi Mane nuk ia kaloi topin Sanes. Gjermani ishte i indinjuar me shokun e tij të skuadrës dhe një debat i ashpër shpërtheu në fushë.
Bild zbuloi se në dhomën e zhveshjes Mane iu ankua menjëherë për mënyrën se si ju drejtua shokut të tij të skuadrës.
“M*t i zi”, thuhet se i ka thënë Sane Manes, pas së cilës ish-lojtari i Liverpoolit e goditi me grusht në fytyrë.
Për të qetësuar gjërat, Sane u nxor më pas nga dhoma e zhveshjes, ndërsa Mane ruhej nga pjesa tjetër e shokëve të skuadrës, që gjërat të mos dilnin jashtë kontrollit.
Bayern Munich dëshironte ta zgjidhte këtë konflikt brenda skuadrës përpara se ky informacion të zbulohej nga media si Bild dhe Sky.
Në fund Mane u pezullua deri në një njoftim të dytë.