Kurti dhe Abazoviq do të takohen sot

Kurti dhe Abazoviq do të takohen sot

Kryeministri Albin Kurti sot do të pret në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Takimi mes homologëve është planifikuar të  nisë nga ora 9, në ndërtesën e Qeverisë.

Në takimin ndërmjet dy kryeministrave, i paraparë për në orën 09:00, Kurti dhe Abazoviq do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Pas takimit, të dy do të dalin në konferencë për media.

Abazoviqi po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore. Ai sot po ashtu do të takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Related Articles