Kritika e ashpër e portierit legjendar të Manchester United: Disa lojtarë të kenë turp!

Kritika e ashpër e portierit legjendar të Manchester United: Disa lojtarë të kenë turp!

Edhe Peter Schmeichel, portieri legjendar i Manchester United, iu bashkua kritikave ndaj “Djajve të Kuq” pas barazimit 2-2 me Sevillan në “Old Trafford”.

“Është rezultat i drejtë për shkak të mënyrës se si u zhvillua loja në pjesën e dytë. Lojtarët e Manchester United kanë humbur një mundësi shumë të mirë,” – pranoi danezi në “BBC Radio 5 Live”. – “Disa lojtarë duhet të shikojnë veten dhe të mendojnë nëse po kontribuojnë mjaftueshëm për ekipin. Ka disa lojtarë që duhet të kenë turp për paraqitjet e tyre.”

Tifozët e Manchester United ishin veçanërisht kritikë në rrjetet sociale ndaj Harry Maguire, i cili shënoi autogol në minutën e 93-të, duke devijuar një goditje me kokë nga Yousef En-Nesyri.

Related Articles