Një qytetar nga Mitrovica e Veriut ka raportuar të dielën në Policinë e Kosovës se persona të panjohur ia kanë dëmtuar veturën dhe i kanë lënë një mbishkrim “UÇK” në të, raporton Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit policor, të njëjtin mbishkrim ankuesit ia kanë vendosur edhe në hyrje të ndërtesës së tij, derisa u bë e ditur se kanë nisur hetimet.
Rasti është iniciuar si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.