Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sonte.
Dy super ndeshje janë në program me fillim nga ora 21:00, atje ku do të mësohen edhe dy skuadrat e para gjysmëfinaliste.
Chelsea dhe Real Madrid do të përballen në “Stamford Bridge”, me anglezët që kërkojnë përmbysjen e madhe, kurse madrilenët janë të qetë duke menduar vetëm që ta administrojnë si duhet epërsinë e dy golave nga ndeshja e parë.
Këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave për këtë takim shumë të rëndësishëm:
Chelsea: Kepa; James, Fofana, Silva, Cucurella; Fernandez, Kante, Kovacic; Mudryk, Havertz, Felix
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Camavinga; Modric, Valverde, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr