Napoli – Milan, formacionet e mundshme

Napoli – Milan, formacionet e mundshme

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sonte.

Dy super ndeshje janë në program me fillim nga ora 21:00, atje ku do të mësohen edhe dy skuadrat e para gjysmëfinaliste, shkruan GazetaBlic Sport.

Në Itali, Napoli dhe Milani do të përballen në stadiumin “Diego Armando Maradona”, me pritshmëritë e mëdha për një spektakël të madh si në fushë ashtu edhe në tribuna.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1 me 0 në të mirë të “Rossonerëve”, por që ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet sonte.

Ja formacionet e mundshme të kësaj sfide:

NapoliMeret; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Rui; Ndombele, Lobotka, Zielinski; Lozano, Osimhen, Kvaratskhelia

AC Milan: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Krunic, Tonali; Diaz, Bennacer, Leao; Giroud

Related Articles