Thomas Waitz, deputet në Parlamentin Evropian nga Partia e të Gjelbërve ka thënë se sot është ditë gëzimi për Kosovën dhe qytetarët e saj pasi Parlamenti Evropian do të miratojë liberalizimin e vizave.
Waitz disa orë para se çështja e vizave të jetë në rend dite në PE thekson se me deputetët nga Partia e të Gjelbërve me vite kanë mbështetur rrugën e Kosovës drejt BE-së.
“Sot është ditë gëzimi për Kosovën dhe qytetarët e saj. Pas vitesh bllokadë në Këshill, Parlamenti Evropian më në fund do të miratojë sot liberalizimin e vizave për vendin më të ri të Evropës.
Ky hap në rrugën e Kosovës drejt BE-së është shumë i vonuar. Të Gjelbërit e kanë mbrojtur për vite me radhë dhe do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Kosovës drejt BE-së”, tha ai.
Çështja e liberalizimit të vizave do të jetë sot në agjendën e seancës së Parlamentit Evropian, ndërkaq pritet të votohet nga ora 12:00 deri në orën 13:00. Eurodeputeti Waitz: Sot është ditë gëzimi për Kosovën, PE do të miratojë liberalizimin e vizave