Milani e eliminon Napolin, siguron “biletën” për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Milani e eliminon Napolin, siguron “biletën” për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Milani është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

“Rossonerët” barazuan 1:1 në ndeshjen e dytë ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, por triumfuan 1:2 me rezultat të përgjithshëm.

Sulmuesi francez, Olivier Giroud ishte autor i golit për mysafirët në minutën e 43-të.

Në fakt, ishte Leao që e kreu punën kryesore duke bërë një solo-aksion fantastik nga mesi i fushës, ndërsa në fund asistoi për Giroud që nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Giroud ka pasur edhe një mundësi të shënonte edhe më herët, sikur të tregohej i saktë nga penalltia në minutën e 22-të.

Napoli barazoi në minutën e tretë shtesë me anë të sulmuesit Osimhen, por që ishte e tëra çfarë ata bën në këtë përballje.

Vlen të përmendet penalltia e humbur nga Kvaratskhelia në minutën e 80-të, goditjen e të cilit e priti portieri Maignan.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani u paraqit për 90 minuta në këtë takim për Napolin.

Milani në gjysmëfinale do të ballafaqohet me fituesin e takimin Inter – Benfica (2:0).

Related Articles