Nisma sot mban Kuvendin Zgjedhor, ky është kandidati i vetëm për kryetar të partisë

Nisma sot mban Kuvendin Zgjedhor, ky është kandidati i vetëm për kryetar të partisë

Nisma Socialdemokrate do të mbajë sot Kuvendin Zgjedhor, raporton Gazeta Enigma.

Ky Kuvend Zgjedhor, ku do të zgjidhet kryetari i partisë dhe Këshilli Kombëtar, do të mbahet duke filluar nga ora 13:00.

Fatmir Limaj ishte zgjedhur kryetar i Nismës Socialdemokrate në vitin 2016.

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, do të jetë kandidati i vetëm për kryetar.

Ai u zgjodh në krye të kësaj force politike pas një votimi të fshehtë të delegatëve të saj.

Limaj kishte marrë vetëm 15 vota kundër, nga 520 delegatët që morën pjesë në votim, ndërsa 3 prej këtyre votave ishin të pavlefshme.

Related Articles