Portieri kosovar, Aro Muric i dha një kameriereje në Mynih bakshish prej 10 mijë eurosh.
Muric festoi bashkë me miqtë e tij një natë në qytetin gjerman, teksa i dha bakshish kamarieres 10 mijë euro, të cilat ajo thotë se i ndau me kolegët e saj.
Chantal, 25 vjeçare e ndau këtë histori me mediumin gjerman, Bild e cila tha se Muric u tregua shumë i këndshëm.
Muric vizitoi klubin e natës në Mynih në fillim të muajit prill me një grup shokësh dhe shpenzoi 36 mijë euro.
Llogaria përfshinte gati 40 shishe shampanjë Dom Perignon dhe 10 të tjera shampanjë Armand de Brignac në pronësi të Jay-Z, si dhe katër shishe ose Moet & Chandon Nectar, një shampanjë demi-sec dhe shishe Chivas Regal, të cilat ftoheshin në vaska pranë tavolinave të grupit.
Portieri kosovar gjithashtu raportohet se ka qerasur të gjithë në klub me nga një pije.
Kamarierja tha se ky ishte bakshishi më i madh që kishte marrë ndonjëhere dhe e quajti Muricin si mysafir shumë të këndshëm.
“Ai krijoi atmosferë të mirë”, tha ajo.