Një person, shtetas i Serbisë, ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Rudar të Leposaviqit.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.
“Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture”, është shprehur Elshani.
Elshani bëri të ditur se kamioni dhe vetura ishin me targa të Serbisë, ndërsa edhe viktima, që ishte shofer i veturës, ishte shtetas i Serbisë.